Eva Longoria është një nga aktoret më të famshme botërore.
Ajo po pret t’i vijë në jetë një fëmijë për të cilin është shumë e lumtur, por ajo ka edhe një lajm të keq.
Përmes një fotografie që ka publikuar në Instagram, Eva njofton se i ka vdekur qeni i saj i dashur, Jinxy, pas një sëmundje.
“Jinxy na la. Ai dha jetë në krahët e mi tek veterinari. Pati një ftohje dhe më s’mundi ta merrte veten. Ai ishte 15 vjeçar dhe mi ka mbushur këto vjet me dashuri e të qeshura, kush më ka njohur mua, ka njohur edhe atë, do na mungojë të gjithëve”, ka shkruar ajo.