Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, i cili tha sot në Peshkopi se ‘Rruga e Arbrit’ përfundon pas 40 muajsh.
Me anë të një postimi në Facebook, Spahiu shkruan se fatmirësisht kur të përfundojë rruga, nuk do të jetë Rama kryeministër.
Postimi i Spahiut:
Një tjetër lajm i mirë sot për Rrugën e Arbrit:
Të paktën kur të përfundojë nuk do kemi Ramën Kryeministër…
E tha vetë, duhen 40 muaj….!!!