Artistët kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, për të protestuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
Pjesë e kësaj proteste janë bërë gjithashtu qytetarë të profesioneve të ndryshme si dhe shoqëria civile.
Edhe gjatë ditës së sotme kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbështetur protestën e artistëve dhe u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që ti bashkohen kësaj proteste,
‘Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në krah të artistëve dhe iu bën thirrje qytetarëve, artdashësve t’i bashkohen protestës së tyre legjitime’, shkruan Basha në Facebook:.