November 24, 2024

Njëra nga deputete e PDIU mohon të ketë kaluar tek PS

Pas lajmit të publikuar sot në media se dy deputete të PDIU-së kanë kaluar tek PS, ka ardhur reagimi i Elena Xhinës.

Përmes një statusi në Facebook, Xhina sqaron se ajo nuk ka bërë asnjë lëvizje dhe vijon të qëndrojë tek i njëjti grup politik.

Xhina shkruan se interesi i saj i vetëm janë votuesit e saj.

Ja postimi i Xhinës:

Meqenese mediat vazhdojnë të pasqyrojnë gjerësisht lajmin se unë kam kaluar në grupin parlamentar te PS, më duhet të sqaroj edhe një herë se nuk kam bërë asnjë lëvizje të pozicionit politik dhe jam aty ku kam qenë. Diçka të tillë e kam sqaruar edhe me anë të statusit të mëparshëm, gjithsesi për mua është e rëndësishme që situata ime politike të jetë e kuptuar qartë nga votuesit e mi të Elbasanit, të cilët janë interesi im i vërtetë!

Facebook Comments

MineralHygienics.com