November 27, 2024

Itali/Nëna shqiptare shet fëmijën 70 mijë euro

Kishte mbetur shtatzënë me të dashurin e saj dhe kishte vendosur që fëmijën ta shiste për 70 mijë euro një çifti homoseksual.

Ngjarja ka ndodhur në Pavia, Itali. Nëna, një shqiptare 31-vjeçare për të bërë sa më të besueshëm dhe të mos binte në sy fakti se po e shiste fëmijën, kishte vendosu të martohej me avokatin homoseksual që do të blinte fëmijën.

Por avokati nga Pavia ishte i njohur se ishte homoseksual dhe prej vitesh bashkëjetonte me të dashurin e tij.

Këtu kanë lindur edhe dyshimet e para. Pasi kishte marrë të dhënat e para, policia kishte nisur hetimet, ku ishte zbuluar edhe disa lëvizje të dyshimta parash, nga llogaria e avokatit tek ‘gruaja’ e tij shqiptare e cila ishte shtatzënë.

Pas kësaj, policia kishte vendosur të bënte edhe analizat e fëmijës. ADN-ja kishte zbuluar atë që priste dhe policia. Fëmija nuk ishte i avokatit italian, por i të dashurit të shqiptares.

Këto prova kishin sjellë që edhe shqiptarja të rrëfehej.

Ajo ka pranuar se kishte pranuar që të martohej me avokatin dhe më pas do të merrte 70 mijë euro, duke i lënë fëmijën atij. Avokati italian do të regjistronte fëmijën në emrin e tij.

Pas këtyre provave, shqiptarja është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg.

Facebook Comments

MineralHygienics.com