November 22, 2024

Kështu do të gatuani pataten e re

Po fillon sezoni i patateve të reja!

Gatuani në këtë mënyrë, dhe do të mësoni që ekziston receta të cilën shumë herë do ta përsërisni.

 

Përbërësit:

– 1 kg patate të reja,
– 1 litër qumësht,
– 2 lugë kopër (nëse nuk e doni, qitni majdanoz),
– 100 g gjalpë,
– pak erëza të thata.

Përgatitja:

Patatet pastroni dhe radhitni në enë rezistuese ndaj zjarrit. Qitni sipër qumështin, në të cilin keni grirë kopër.

Shtoni erëza dhe qiteni sipër patateve.

Futeni në furrë të nxehtë që të piqet.

Kur patatet të zbuten, shtoni gjalpin dhe shkundeni enën në mënyrë që patatet të zhyten në qumësht.

Kur qumështi të vlojë, hiqeni nga furra dhe shërbejeni menjëherë.

Ju bëftë mirë!

Facebook Comments

MineralHygienics.com