November 27, 2024

Gëzuar Fitër Bajramin,! Besimtarët falje madhështore në Tiranë

Si çdo vit edhe sot në mëngjes qindra besimtarë në të gjithë vendin kanë falur namazin. Në Tiranë besimtarët u falën në Bulevard, ndërsa Myftiu Ylli Gurra dha mesazhe vëllazërie.

Një orë pas lindjes se diellit besimtare myslimane falën Namazin. Ata mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e Fiter Bajramit, që njihet ndryshe edhe si festa e mbylljes se agjërimit.

Agjërim, që në gjuhën arabe do të thotë “përmbahem”, është një nga 5 shtyllat e fesë islame, dhe gjatë saj si i varfëri edhe i pasuri janë të barabartë.

I vendosur në krye të lumit të njerëzve që edhe këtë vit përmbylljen e muajit të sakrificës e bënë në Bulevard dhe jo në xhami, Myftiu i Tiranes Ylli Gura dha mesazhe vëllazërie.

Dita nisi herët me ndarjen e Sadaka Fitrit për të varfrit dhe më pas me grumbullimin në shesh.

Facebook Comments

MineralHygienics.com