Këngëtari i njohur Blero, dhe e fejuara e tij, Afrona Dika janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Marok.
Ata janë duke qëndruar në kryeqytetin e Marokut, në Marrakesh. Çifti kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale imazhe të ndryshme nga çastet e bukura që po kalojnë së bashku atje.
Kjo e fundit, ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaq këngëtarin teksa i shërben asaj një pije me tabaka në plazh.
“Të dua, kamerieri më i mirë në botë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë. Përndryshe, çifti kanë tash e sa vite që janë të fejuar, ndërsa nuk kanë bërë ende të ditur nëse kanë në plan organizimin e një dasme.