November 27, 2024

PD, akuza Klan e TCH: Censurojnë opozitën

Duke qenë se në vend të informimit të publikut, televizionet kryesorë në vend, njësoj si në rastin e çensurës për inceneratorët, kanë zgjedhur t’i shërbejnë parave të pista të qeverisë dhe biznesit të lidhur me të, Partia Demokratike po risjell edhe një herë të plotë denoncimin e djeshëm.

“Në një akt klientelist dhe korruptiv, Edi Rama i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh. Kompania fantazëm është krijuar vetëm 9 ditë përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë se gjithçka ishte e paracaktuar, pa garë, jo transparente dhe antiligjore. Kompanisë me fond vetëm prej 100 mijë lekësh, Edi rama i ka vënë në dispozicion kompaninë shtetërore Albcontroll, e cila do të financojë një kompani private klienteliste të lidhur me kryeministrin. Kjo është e njëjta kompani që Partia Demokratike e denoncoi në janar si pjesë të aferës korruptive sëbashku me një kompani turke për Aeroportin e Vlorës. Përpara marrëveshjes për aeroportin e ri, Edi Rama është shoqëruar në Turqi nga Sinan idrizi.” Partia Demokratike publikoi edhe një foto, ku Sinan Idrizi, pronari i kompanisë fantazëm Air Albania, është i pranishëm në një takim të nivelit të lartë me Presidentin Erdogan dhe kryeministrin Rama.

Partia Demokratike bëri dje disa pyetje për Edi Ramën, që nuk u transmetuan nga 2 televizionet kombëtare dhe për të cilat Edi Rama vazhdon të heshtë:

Të kujt janë paratë e Air Albania? ·

Për llogari të kujt punon Sinan Idrizi?

Paratë e kujt po pastron miku i Edi Ramës?

A po investohen tek Air Albania para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të dyshimtë? Janë të tilla afera gjigande korruptive që mbajnë peng hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Peshqit e mëdhenj janë në krye të qeverisë dhe pa largimin e tyre nuk do të ketë as Shqipëri Europiane. “

Kjo është deklarata e çensuruar nga dy televizionet kombëtare privatë.

Po dje, Partia Demokratike u çensurua plotësisht nga televizioni Top Channel, i cili zgjodhi të heshtë dhe të mos transmetojë asnjë sekondë denoncimin se pushteti i Ramës po bëhet gati të dekorojë si “Qytetar Nderi” autorin e vrasjes së mbetur në tentativë, të Azem Hajdarit iderit të Lëvizjes së Dhjetorit brenda sallës së Parlamentit. Top Channel ia fshehu publikut këtë lajm, megjithëse Partia Demokratike e faktoi me dokument aktin skandaloz të Kryetarit të Bashkisë së Hasit, duke theksuar se nderimi i një deputeti vrasës, është modeli që Edi Rama ka ndjekur që kur ka ardhur në pushtet.

Partia Demokratike shpreh keqardhjen që ecejaket e shpeshta të drejtuesve të televizionit në zyrën e Kryeministrit për të siguruar miliona euro financim nga taksat e shqiptarëve po dëmtojnë rëndë besueshmërinë dhe profesionalizmin e televizionit kombëtar Top Channel, të televizionit Klan dhe çdo mediaje tjetër që, në vend të informimit të plotë e të paanshëm të publikut, zgjedh të bëjë biznes bashkë me qeverinë kundër interesit publik.Syri.net

Facebook Comments

MineralHygienics.com