Është arrestuar pak më parë koreografi i njohur shqiptar Albi Nako.
Ka qenë portali “Xing.al” i Ermal Mamaqit ai që ka siguruar një video nga momenti kur Nako ndodhet në një event dhe forcat e rendit hyjnë me shpejtësi midis turmës për të arrestuar koreografin.
Me maska dhe armë në duar, forcat e rendit kanë shokuar të pranishmit ndërsa Nako nuk shihet t’u ketë bërë rezistencë. Nuk dihet ende arsyeja e arrestimit të koreografit, por na mbetet të presim edhe pak për ta mësuar.
Me siguri që kjo do të jetë një shaka e radhës nga ana e Ermalit, dhe ai po përgatitet që të organizojë puntatën e fundit të emisionit të tij.