November 27, 2024

Robert Ndrenika: Jam kundër PPP-ve, e kam pësuar edhe vetë 3 vjet neper gjygje………

Në takimin e artistëve me kryebashkiakun Erion Veliaj për çështjen e ruajtjes së godinës së Teatrit, e ka marrë fjalën artisti Robert Ndrenika, i cili propozoi që me Teatrin të veprohej si me Pazaret e Vjetër, të Tiranës apo Korçës, që u restauruan dhe u ruajtën siç ishin. Por Ndrenika u shpreh kategorikisht kundër PPP-ve, sepse siç tregoi, e “kam pësuar edhe vetë prej tyre”, siç tha.

NGA FJALA E NDRENIKES:

“Faleminderit juve, faleminderit Presidentit të Republikës që bëri një thirrje dje për marrëveshje, për të dëgjuar njeri-tjetrin. Kam vuajtur shumë gjatë kësja kohe, kam parë projektin, kam dëgjuar komunitetin, por kam vuajtur me atë partneritetin publik-privat.

Sepse e dhashë shtëpinë tek një partneritet publik-privat dhe kam ndenjur tre vjet gjyqeve. Kam vajtur dhe tek ish-ministri i Brendshëm Petro Koçi që nuk ma vari fare…Pra kam vuajtur shumë.

Mendoj se nuk ka ndonjë gjë të keqe të ruhet,, siç është ai pazari i vjetër, që e ruan atë imazhin, pra, është i dikurshmi po i rregulluar, nuk i vjen më era… Zamira mund të na thotë që është bërë edhe ai pazari i ri i Korçës që më thanë është bërë i shkëlqyer.

Pra, edhe ky yni, që është monument kulture me atë oborrin, pishat…mund të riparohet dhe të dalë i shkëlqyer. Dhe kam bindjen z. Eron se të kanë gënjyer për ato 30 milionë eurot që duhen, se maksimumi mund të duhen 10 milionë euro.”

Facebook Comments

MineralHygienics.com