November 27, 2024

Presidenti Ilir Meta i përgjigjet shqetësimit të artistëve

“Presidenti i Republikës Ilir Meta po ndjek me vëmendje të veçantë dhe në vijimësi shqetësimin e komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, të kthyer tashmë në një debat publik.”

Kështu ka njoftuar sot Presidenca, pasi është njohur me Letrën Publike të komunitetit të artistëve për të mbrojtur me çdo kusht godinën e Teatrit Kombëtar dhe paralajmërimin e tyre se i kanë dhënë afat qeverisë deri të premten për të ndryshuar vendimin ose ndryshe do të hyjnë në grevë urie.

Në reagimin e menjëhershëm nga Presidenca sillet në kujtesë fakti se Meta organizoi edhe një takim me një përfaqësi të artistëve kohë më parë dhe i ka dëgjuar shqetësimet e sugjerimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme, ndaj “Presidenti i Republikës bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare.”

Facebook Comments

MineralHygienics.com