Vajza 19-muajshe e Bode Miller, Emeline, ka vdekur tragjikisht.
Vogëlushja vdiq të dielën pas një aksidenti tragjik në pishinë, sipas TMZ.
Skiatori legjendar Bode dhe bashkëshortja e tij Morgan thuhet se morën pjesë në një festë të fqinjëve gjatë fundjavës ku më pas Emeline u mbyt në pishinë.
“Ne jemi përtej të shkatërruar. Vajza jonë e vogël Emmy, vdiq dje. Asnjëherë nuk menduam se do të përjetonim një dhimbje si kjo. Dashuria e saj, drita, shpirti i saj kurrë nuk do të harrohet. Vajza jonë e donte jetën. Familja jonë kërkon respekt për jetën private gjatë kësaj kohe të dhimbshme”, shkroi Bode në Instagram.
Bode ka tre fëmijë të mëdhenj dhe ai dhe Morgan aktualisht janë duke pritur një fëmijë.
https://instagram.com/millerbode/?utm_source=ig_embed