Duke folur në këtë konferencë të shkurtër për mediat, presidenti i SHBA-së Donld Trump është shprehur se nga sot do të ndryshojnë marrëdhëniet me Korenë e Veriut.
‘Dua të falënderoj Kim Jong Un për kohën që kaluam bashkë.
Dua të them se që tani e tutje marrëdhëniet tona me Korenë e Veriut do të ndryshojnë’, tha gjatë fjalës së tij të shkurtër presidenti Donald Trump.
Ata kanë nënshkruar mes tyre disa marrëveshje të rëndësishme për deneuklarizimin e Koresë së Veriut.
Ky është takimi i parë mes një presidenti të SHBA-së dhe atij të Koresë së Veriut.