November 25, 2024

Objektivi i kryeministrit: 250 mijë të punësuar në turizëm në 10 vitet e ardhshme!

Gjatë një takimi të zhvilluar ditën e sotme në Durrës me të punësuarit në turizëm, Kryeministri Rama u shpreh se parashikohet që në 10 vitet e ardhme turizmi të ketë një rritje të madhe, ku parashikohet se numri i të punësuarve të shkojë deri në 250 mijë.

“Vitin e kaluar turizmi ka pasur 42 mijë të punësuar të regjistruar. Në 10 vitet e ardhshme do të shkojë në 250 mijë. Brenda 5 viteve ne mund të shkojmë në 10 milionë turistë, por na duhet investime pasi kemi një numër të ulët shtretërish”, tha Rama.

Më tej, ai tha se ata që mbarojnë arsimin profesional ka shumë më tepër mundësi për të filluar punë se të tjerët.

“Ata që mbarojnë arsimin profesional kanë një mundësi shumë herë më të madhe të se tjerët për të filluar punë. Në vendin tonë ka shumë vende të lira pune, në kompani të vogla dhe të mëdha. Ka vende pune të të gjitha llojeve, por rroga 150 mijë këtu nuk ka edhe pse rroga minimale është e ulët, por jo 150 mijë lekë. Ne nuk mund të rrisim rrogat sa e kemi dëshirën. Ne duhet të rrisim më tutje ekonominë dhe kjo do të rrisë edhe më tej rrogat. Puna kërkohet dhe për ta gjetur është një mundim më vete. 120 aplikime dhe 35 intervista bën një i ri në vendet e BE për ta gjetur punën”, tha Rama.

Facebook Comments

MineralHygienics.com