Këngëtarja shqiptare e hitit “Shlif”, Morena Taraku nuk e ka pritur fare mirë faktin që disa Miss-e po ankohen pse nuk i kanë ftuar të dorëzojnë kurorat që kanë fituar.
Me anë të një postimi në Instastory, Morena ka shpërthyer ndaj modeleve duke u shprehur se ajo i ka dhënë Kosovës më shumë kurora se të gjithë dhe sërish nuk është ftuar.
“Dëgjova se disa Missa po ankohen që nuk u thirrën për të dorëzuar kurorën. Mirë po çfarë do të thotë kjo që unë nga viti 2010 kam kurorën e Miss Kosova në shtëpi? Sa më vjen për të qeshur kur shoh që çdo vit nga 2010 organizohen Missa të ndryshme siç e dimë edhe vetë të gjithë. Po kam një pyetje tjetër. Si asnjëherë nuk u ftova unë që ta dorëzoj kurorën time të Miss Kosovës që nga viti 2010? Po ju gazetar me shkolla pse nuk merreni me lajme të tilla se këto janë lajme, s’janë ato që ju interesojnë juve për interesa private, populli ka nevojë për lajme e jo shpifje. As pjesë e jurisë s’më takon të jem kur solla më së shumti kurora në Kosovën tonë të dashur. Sa turp i madh”, shprehet Morena.