Duka dhe Dukesa e Sussex do të bëjnë një vizitë zyrtare në Australi, Fixhi, Tonga dhe Zelandën e Re në vjeshtë.
Kjo është turneu i parë zyrtar i çiftit, të cilët do të bëjnë pas martesës së tyre në maj..
Çifti ndjek gjurmët e prindërve të Princit Harry – Charles dhe Diana – turneu i parë mbretëror i të cilëve ishte në Australi dhe Zelandë të Re.
Turneu përkon me Lojrat e Invictus të cilat do të mbahen në Sydney në tetor.
Ata janë ftuar në Australi dhe Zelandë të Re nga qeveritë e vendeve dhe do të udhëtojnë në Fixhi dhe Tonga me kërkesë të Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, tha Kensington Palace.
Në prill të vitit 2014, vëllai dhe kunata e Princit Harry, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, kaloi 18 ditë në të dy vendet.
Ndërsa prindërit e tyre në vitin 1983, kaluan rreth 41 ditë në këto vende.