November 28, 2024

Mesazhi i Sulltaneshës Kosem para nisjes për SHBA

Aktorja turke Beren Saat është fotografuar në aeroportin e Stambollit sëbashku me bashkëshortin e saj këngëtar, Kenan Dogulu, para se të fluturonin për në Los Angeles.

Çifti i njohur i showbizit turk ka zgjedhur SHBA-të për pushimet e shkurta. Në një prononcim për gazetarët nga Aeroporti i Ataturkut në Stamboll, Saat tha se do të qëndronte në SHBA vetëm 10 ditë dhe se do të kthehej në vendlindje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale që mbahen në Turqi më 24 Qershor.

Saat, e cila në rolin e saj të fundit ka luajtur Sulltaneshën Kosem në serialin me të njëjtin emër që po transmetohet aktualisht në Tv Klan, njihet si një ndër aktoret më kritike me regjimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Deklarata e aktores se do të kthehej nga SHBA-të për të votuar, është interpretuar si një mesazh për të gjithë turqit për rëndësinë e votës. /tvklan.al

Facebook Comments

MineralHygienics.com