Kur bëhet fjalë për mëmësinë, nuk ka receta të gatshme! Gjithçka diktohet nga vet prindërimi, i cili nuk është një proces fort i lehtë. Dhe kur flasim për këtë gjë, nuk bëjmë përjashtim nga rasti as mamatë e famshme të showbiz-it shqipetar.
E tillë ka qenë situata e djeshme, e cila ka ndodhur gjatë transmetimit të emisionit “Për drekë me mua” në “E diela shqiptare”, format ky që është pjesë e familjeve tuaja çdo të diel. Teksa, ka qenë e ftuar në shtëpinë e aktorit Gent Hazizi, i cili po përgatiste menunë e përzgjedhur prej tij, Çili është përballur me një situatë të papritur. I biri, Fernando nuk kishte shkuar në kursin e anglishtes. Kaq ka mjaftuar, dhe si një mama me objektiva të qarta për të ardhmen e fëmijës së saj, këngëtarja nuk e ka shmangur një telefonatë me të birin.
Gjatë bisedës mes tyre, Çiljeta i ka thënë atij se: “Fernando, në qoftë se kjo përsëritet prapë do marrësh dënim, do shkosh në kopësht me drekë”. Kjo ka qenë forma e dënimit që këngëtarja ka zgjedhur t’i diktojë të birit pesë vjeçar.
Nuk e dimë nëse ka funksionuar vërtet, por me siguri që kur Fernando ta mendojë sërish lënien e kursit të anglishtes, dënimi i paralajmëruar i mami Çilit do i bëjë punë!/class