November 27, 2024

KPA: Adriatik Llalla nuk do ti nënshtrohet vettingut

Kolegji Penal i Apelimit është mbledhur sot për të vendosur për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Ka qenë Komisioneri Publik ai i cili kërkoi prishjen e vendimit të KPK-së, që kishte vendosur se Adriatik Llalla nuk do ti nënshtrohej vettingut, pas dorëheqjes së dhënë nga detyra.

KPA e mbledhur gjatë ditës së sotme ka vendosur që Adriatik Llalla të mos i nënshtrohet vettingut.

Gjithashtu KPA ka vendosur të ndalojë emërimin e Adriatik Llallës në detyra të larta për një periudhë prej 15 vitesh.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com