Partia Demokratike ka mbledhur paraditen e sotme mbledhjen e grupit parlamentar, në të cilën janë të pranishëm dhe aleatët parlamentarë.
Përcaktimi i aksionit opozitar për këtë javë ka bërë që Basha të përshpejtojë mbledhjen për të hënën e cila në kushte normale zhvillohej një ditë para seancës plenare.
Deputetët opozitarë do të jenë të pranishëm në të gjitha komisionet parlamentare dhe diskutimet do të përqëndrohen në çështjen Xhafaj.