FIFA me një njoftim të fundit ka bërë të ditur se Botërori me 48 skuadra do të fillojë të luhet që nga viti 2026 dhe jo që nga 2022, ashtu siç ishte kërkuar më parë.
Ky vendim vjen si pasojë e afatit të shkurtit kohor (4 vite) pasi FIFA mendon se duhen menduar edhe njëherë disa detaje të versionit të ri të Botërorit.
Ndërkohë presidenti i FIFA-s, Infantino, ka sqaruar se kërkesa e CONMEBOL nuk do te votohet në kongresin që do kenë në Moskë.
Kujtojmë që Infantino ishte ai që dha idenë disa vite më parë për një Botëror të zgjeruar, me 48 skuadra.