November 27, 2024

Pampuri: Misioni vazhdon, bamirësia nuk të bën të varfër

Serish deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka patur një angazhim të sajin në zonën e Rrogozhinës ku bashkë me drejtuesit lokalë të Partisë së saj kanë shperndarë ndihma për familjet në nevojë.
Në një shënim në rrjetet sociale ajo shkruan se shumë familje janë lënë në harresë të plotë nga shteti dhe pa ndihmë ekonomike.
Ja shënimi i plotë i deputetes së PD në facebook.
Vizituam ne Gose te Vogel disa familje dhe i mbeshtetem se bashku me kryetarin e Partise Demokratike Dega Rrogozhine. Bamiresia te ben te ndjehesh mire, por kur njeh familje te tilla kupton qe varferia e tyre ka nevoje per mbeshtetje nga Shteti, i cili i kishte lene ne harrese te plote, e sikur te mos mjaftonte ishin perjashtuar edhe nga skema e ndihmes ekonomike. Te mbaje trishtimin dhe lotet perballe atij mjerimi, ishte mision i pamundur.

Facebook Comments

MineralHygienics.com