November 28, 2024

Shoqja më e mirë e aktores së njohur turke është shqiptare

Bëhet fjalë për aktoren e njohur, Neslihan Atagul, e cila është bërë e njohur për publikun shqiptar në rolin e ‘Neslihan’ në filmin ‘Dashuri e madhe’. Ajo jeton në Stamboll, së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur Kadir Douglu. Askush nuk e dinte, por Neslihan ka një shoqe të ngushtë e cila është stiliste,  me origjinë shqiptare.

Përmes profilit të saj në Facebook, stilistja e njohur Edona ka postuar një foto me miken e saj, Neslihan. Në një intervistë për RTV21, ajo ka zbuluar më shumë për shoqërinë e tyre dhe për karakterin e aktores.

“Neslihani ka një karakter shumë të mirë. Vajzë e sjellshme, të bënë shumë shpejt për vete me punën që bënë. Dhe është ndër aktoret më të suksesshme deri tani. Jam me fat që kam një mike si ajo”.

Ajo rrëfeu gjithashtu se ato të dyja janë njohur në një sfilat mode në Turqi dhe që prej asaj kohe ruajnë miqësi të mirë me njera-tjetrën. Stilistja shqiptare ka lindur dhe jeton në Turqi dhe ajo mund të flas shqip shumë mirë dhe pastër.

Facebook Comments

MineralHygienics.com