November 28, 2024

Vajza e Hygerta Sakos është ndryshe nga adoleshentet

Hygerta Sako është nëna e Anës, e cila bën 12 vjeçe në tetor dhe rrëfen në “Wake Up” se çfarë i pëlqen dhe çfarë jo të bijës.

“Vajza ime nuk do t’ia dijë se çfarë është Instagram, çfarë është moda. I pëlqen muzika rrok në fakt. Janë prindërit që e kanalizojnë, por që fatmirësisht nuk do t’ia dijë. Unë do përpiqem ti them Ana do veshësh këtë, dhe më bën një shenjë që nuk i intereson”, thotë Hygerta.

Lëvizja #metoo ka “prekur” edhe konkursin e bukurisë. Konkursi më jetëgjatë dhe popullor në mbarë botën nuk do të lejojë më që vajzat të veshin gjatë sfilatës bikini me taka. Ishte Miss Amerika e para që në faqen e saj të twiter lëshoi përmes hashtagut #byebyebikini atë që do të ndodhë vitin e ardhshëm me konkursin Miss Amerika.

Që nga dita kur Sandra Bullock në fillmin “Miss Amerika”, ishte kinematografia e para që u përpoq të jeptë mesazhin se përtej këmbëve ka të tjera gjëra për t’u vlerësuar e për t’u parë tek vajzat e Miss Amerikës; ato janë artiste, i bien flautit bëjnë magji me disa gota vere por ama të gjitha duan paqen ne botë. Ndalimi i bikinit dhe takave gjatë sfilatës së Misse-ve u ndalua nga Gretchen Carlson, ish regjisore dhe prezantuese televizive, ish-miss, e cila tani është organizatorja kryesore e konkursit të bukurisë në Amerikë.

“Ne nuk i gjykojmë konkurrentet në bazë ta pamjes së tyre të jashtme, dhe kjo është një ngjarje e madhe që po ndodh. Kemi dëgjuar shumë vajza që thonë “duam të jemi pjesë e programit tënd por nuk duam të sfilojmë me bikini dhe taka të larta”. Hygerta Sako dhe Armand Sallabanda ndanë me ne sot në mëngjes opinionet e tyre rreth konkurseve të bukurisë dhe jo vetëm.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com