November 22, 2024

Davide Astori nuk ka vdekur në gjumë…

Vdekja e mbrojtësit italian, Davide Astori, tronditi të gjithë botën e futbollit.

U pretendua se 31-vjeçari vdiq në gjumë gjatë grumbullimit me ekipin e tij në Udine, por mjekësia ligjore, pas ekspertizës së bërë, arriti në konkluzionin se ish-kapiteni i Fiorentinës nuk ka vdekur në gjumë.

Profesorët Karlo Moreski dhe Gaetano Thiene, përgënjeshtrojnë atë që është thënë deri tani për ndarjen nga jeta të kapitenit të Fiorentinës natën e 4 marsit, kur ai gjendej i vetëm në dhomën e hotelit para ndeshjes me Udinesen.

Siç raporton “Corriere della Sera”, në raportin e mjekëve ligjorë flitet për “takiaritmi”, që do të thotë se zemra filloi të rrihte gjithmonë e më shpejt deri sa ndaloi.

Mjekët tregojnë se Astori ka qenë zgjuar atë natë, kur zemra filloi t’i rrihte gjithmonë e më shpejt dhe hodhën hipotezën se në rast se do të kishte një shok skuadre në dhomë do të kishte shpëtuar.

Image

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com