Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë të bëjnë kujdes sot me fluturimet drejt Italisë pasi atje disa sindikata kanë shpallur grevë. “Autoriteti i Aviacionit Civil, i bën thirrje gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë më 8 qershor nga, dhe drejt Italisë, që të tregojnë vëmendje dhe të kontrollojnë njoftimet e kompanive ajrore në të cilat kanë prenotuar biletën, pasi është parashikuar një grevë e disa sindikatave të kontrollorëve të trafikut ajror në Itali, dhe ekuipazhet e disa kompanive italiane.
Greva është parashikuar nga ora 13.00 deri në 17.00 dhe si pasojë shumë kompani do të kenë vonesa dhe anulime të disa fluturimeve, që prekin edhe vendin tonë. Për më shumë informacion, ju ftojmë të kontaktoni sa më parë me kompanitë ajrore ose agjencinë ku keni rezervuar biletën, për të konfirmuar statusin e udhëtimin tuaj dhe nëse do të jetë e nevojshme ri-planifikimin e udhëtimit”, thuhet në njoftim.
Greva është parashikuar nga ora 13.00 deri në 17.00 dhe si pasojë shumë kompani do të kenë vonesa dhe anulime të disa fluturimeve, që prekin edhe vendin tonë.
Për më shumë informacion, ju ftojmë të kontaktoni sa më parë me kompanitë ajrore ose agjencinë ku keni rezervuar biletën, për të konfirmuar statusin e udhëtimin tuaj dhe nëse do të jetë e nevojshme ri-planifikimin e udhëtimit”, thuhet në njoftim.