Ndërron jetë në spital autori i vrasje se 19 vjeçares në Tiranë. Xhafer Mata nga Kalimashi ka ndërrur jetë pas plagës së marrë pasi qëlloi me pistoletë ish të të dshuren e tij.
Krimi i rëndë ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e sotëm, kur 31 vjeçar ka vrarë me pistoletë një vajzë 19-vjeçare dhe më pas ka qëlluar veten.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:10 të mëngjesit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Mësohet se vajza e re ka vdekur në vend, ndërsa djali fillimisht mbeti i plagosur rëndë, por më pas ndërroi jetë në spital si pasojë e një plumbi që kishte marrë në kokë.
Sipas policisë viktimat janë vajza 19-vjeçare Xhuljeta Çuni me origjinë nga Vinjolli i Kurbinit dhe autori Xhafer Mata nga Kalimashi dhe të dy jetonin në Tiranë.
Nuk dihen ende shkaqet e krimit të rëndë, por paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me nje vrasje pasioni, pasi vajza ka refuzuar dashurinë e 31-vjeçarit.