November 24, 2024

Autostrada Prishtinë – Shkup, 100 milionë euro mbi parashikimin

Punimet e këtij projekti ishin parashikuar të përfundonin deri më 1 janar të këtij viti. Sipas ministrit të Infrastrukturës së Kosovës, Lekaj, për shkak të vonesës dhe menaxhimit të keq nga Qeveria paraprake, qeveria aktuale është detyruar të vazhdojë kontratën.

Diferencën në çmim, ministri Lekaj, e arsyeton me faktin që firma kontraktuese nuk i ka plotësuar gjysmën e detyrimeve të parashikuara në kontratë. Fillimisht shuma e planifikuar për ndërtimin e autostradës, e cila e lidh Kosovën me Maqedoninë, ishte 608 milionë euro, sipas Zhurnal, por janë rritur për shkak të dëmeve që i janë paguar “Behtel Enka”. Me argumentin se qeveria paraprake nuk i ka plotësuar në kohë obligimet, dje qeveria e Ramush Haradinajt vendosi të paguajë 53 milionë euro penale të konsorciumit dhe tani çmimi përfundimtar i autostradës mund të arrijë deri në 700 milionë euro, si total, duke e përfshirë edhe pagesën e fundit shtesë.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com