November 25, 2024

‘Tarifa në Rrugën e Kombit, në fund të sezonit turistik’

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, zhvilluan të mërkurën një takim me përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, në kuadër të konsultimeve për tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit.

Ministri Gjiknuri premtoi se përdoruesit e shpeshtë të rrugës do të paguajnë një tarifë më të ulët dhe shtoi se ulja do të zbatohet njëlloj për bizneset shqiptare dhe kosovare, pa krijuar praktika të diskriminimit dhe konkurrencës së pandershme, shkruan Scan.tv. Ai tha se bizneset do të paguajnë më pak krahasuar me tarifat fillestare, megjithatë, kujtoi se kjo është kosto që do t’i transferohet buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve.

Përfaqësuesit e biznesit nga Kosova kërkuan që aplikimi i tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit të nisë pas përfundimit të sezonit turistik, ndërsa hodhën idenë që ulja e tarifës për bizneset kosovare të kompensohet pjesërisht nga qeveria e Kosovës.

Facebook Comments

MineralHygienics.com