Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka habitur sot me deklaratat e tij. Duke kërkuar që opozita të mos bllokojë punimet, Ruçi është shprehur se kryeministri vjen kur ta thërrasin në kuvend grupet e deputetëve apo ata parlamentare.
Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur në foltoren e Kuvendit, ka kërkuar që kryeministri dhe ministri i Brendshëm të vijnë në sallë dhe të përgjigjen për skandalet e kësaj qeverie.
Duke dashur që të dalë nga situata, Gramoz Ruçi ka vazhduar duke habitur me deklaratat e tij.