November 28, 2024

Mesazhi që la Kate Spade vajzën e saj

E ndjera Kate Spade la pas një letër për vajzën e saj ku thuhej se ajo nuk duhet të ndjehet fajtore për vetëvrasjen e saj, sipas burimeve të policisë, shkruan Page Six.

Mesazhi i shkruar që më pas u zbulua, thotë se vdekja nuk ishte faji i 13-vjeçare, Frances Beatrix Spade, thanë burimet.

“Bea. Të kam dashur gjithmonë. Nuk është faji yt. Pyet babin!”, këto kanë qenë rreshtat që stilistja ka shkruar për të bijën.

Ndërkohë, AP raportoi se burri i Spade, Andy Spade, ishte në shtëpi kur u zbulua vetëvrasja.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com