May 10, 2026

John Cena dhe Jackie Chan së shpejti pjesë e një projekti madhështor

Ylli i WWE, John Cena po shijon mundësinë për të ndjekur rrugën e “The Rock” në Hollywood. Cena ka luajtur në disa filma, por me projektin e radhës ka bërë një hap të rëndësishëm. Filmi i radhës ku do të shohim 41-vjeçarin titullohet “Ex-Baghdad”. Në fillim pritej që ky të ishte filmi i parë i Sylvester Stallones dhe Jackie Chan, por Stallone u largua dhe vendin e tij e zuri Cena.

Ky film do të ishte hera e parë e Jackie Chan dhe e Sylvester Stallone së bashku në ekranin e madh, por ja që Stallone iku dhe Cena erdhi në vend të tij.Para disa kohësh ideja e zëvendësimit të Stallone-s me Cena-n dukej si çmenduri, por në këtë pikë, 16 herë fituesi i WWE është bërë komod me Hollywood-in dhe goxha i kërkuar.

Filmit përqendrohet në një rafineri të naftës në Mosul, Irak, e cila sulmohet dhe merret nga terroristët që kërkojnë të vjedhin naftën. Jackie Chan dhe John Cena bashkohen së bashku për të mbrojtur rafinerinë dhe për të penguar komplotin.

Facebook Comments

MineralHygienics.com