Një masiv shkëmbor ka rënë nga mali në vendin e quajtur Knallë në Shëngjini dhe ka goditur një autobuz me punëtorë që po kalonte në rrugën automobilistike. Dy punëtore që udhëtonin mjetin janë plagosur dhe janë dërguar me shpejtësi në spital. Njera prej tyre në Qendrën e Traumës Tiranë dhe tjetra në spitalin e Lezhës. Policia e Lezhës tha se ngjarja ndodhi rreth orës 6:42.
Autobuzi me targa AA 971 JZ drejtohej ngaP.P. Dy të lënduarat janë K.D. 21 vjeçe banuese në Zejmen, e cila u transportua në Tiranë dhe tjetraB.Z. 23 vjeçe banuese në Tresh, e cila ndodhet në spitalin rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.