Deputeti i PD Nard Ndoka është një nga parlamentarët më të diskutuar së fundmi për shkak të pasurisë.
Ndoka ka 900 mijë euro pasuri të deklaruar ndërsa shteti i paguan qeranë e shtëpisë. Një gjë e tillë nuk është pranuar absolutisht nga deputeti i cili ka pohuar se djemtë e tij punojnë kamarierë në Maltë.
Por sakaq, politikani Eduart Ndocaj ka publikuar një foto të një pallati ku thotë se banon Ndoka.
“Nardi bano këtu tek ky pallati, sa kushton një apartament 150m2 tek ambasdori miq. Rreth 800mijë euro po ku i mori nardi këto se rroga e ti s’e perballon dot . PRA NARDI SE KALON VETINGUN E HAJDUDIT, PO VETINGUN SI SIGURIM SI E KA KALU”, shkruan politikani Ndocaj.