November 27, 2024

U zhduk dy javë më parë tek shpella e Pëllumbasit, policia gjen trupin e 20-vjeçarit

Polumbarët e Reneas gjejnë në lumin Erzen dhe nxjerrin trupin e pa jetë të 20 vjeçarit Xh.S.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.05.2018 në “Shpellën e Pëllumbasit” ku shtetasi Xh. S., rreth 20 vjeç, si pasojë e rënies aksidentale nga gryka e kanionit në ujërat e lumit Erzen ku humbi jetën, dhe trupi i tij nuk u gjend si pasojë e marrjes nga rrjedha e ujit, ju bëjmë me dije se :

Ditën e sotme rreth orës 15.00, rreth 1 kilometër larg nga vendi ku shtetasi Xh. S., ra nga lartësia, nga Polumbarët e Reneas është gjetur dhe është nxjerrë nga ujërat e lumit Erzen trupi i shtetasit Xh. S., rreth 20 vjeç.

Pavarësisht kërkimeve intensive për një javë rresht nga Polumbarët e Reneas dhe një grup punonjësish të Stacionit të Policisë Farkë në terren shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e trupit të 20 vjeçarit.

Kërkimet nuk u ndërprenë, por çdo ditë dy Polumbarë të Reneas dhe disa punonjës Policie të Farkës kanë krehur shtratin e Lumit.

Rreth 1 km më poshtë vendit ku dyshohej se ishte mbytur, Polumbarët e Reneas vendosën një rrjetë pritëse me qëllim pengimin e trupit për të mos e marrë rrjedha e lumit.

Gjatë ditëve të kërkimit u devijua pothuaj 1/3 e rrjedhës së lumit.

Sot rreth orës 15:00, në vendin ku Polumbarët kishin vendosur rrjetë pritëse, dy Polumbarë të Reneas kanë gjetur trupin e viktimës.

Trupi i viktimës është nxjerrë dhe transportuar tek autoambulanca nga Polumbarët, punonjësit e Policisë të Farkës dhe nga zjarrfikësit ku po transportohet për në morgun e spitalit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com