November 27, 2024

Presidenti i Partisë Popullore Europiane i vë kusht Edi Ramës

Joseph Daul, Presidenti i Partisë Popullore Europiane ka kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt nga Ministër i Brendshëm.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane, ai ka nënkuptuar se largimi i Fatmir Xhafaj është një hap i nevojshëm për përmbushjen e kushteve për të hapur negociatat me Shqipërinë, raporton exit.

Ndër të tjera, Daul është shprehur:

“Ne po e ndjekim nga shumë afër qeverinë shqiptare, për shkak të përfshirjes së Ministrit të Punëve të Brendshme në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. Nëse nuk përmbushen principet e zbatimit të ligjit, unë nuk shoh se si mund të ketë një përgjigje positive për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ndaj ne duhet të shohim nëse do të ketë ndryshime deri në samitin e ardhshëm”.

Daul është një nga politikanët më me ndikim në Gjermani dhe në të djathtën evropiane. Komentet e tij u bënë gjatë mbledhjes së Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane, sot në Varshavë, ku u diskutua për ngjarjet e fundit në partitë e djathta në Evropë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com