November 28, 2024

Dembacaj: Kam bërë ndërhyrje estetike

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj, ka pranuar se ka kryer një ndërhyrje në trupin e saj, pas sjelljes në jetë të vajzës.

Mbrëmjen e të shtunes, në “Xing me Ermalin”, ajo tregoi edhe një sekret të cilin e ka mbajtur të fshehur që nga periudha e lindjes së vajzës. Pas lindjes, si çdo nënë edhe Rudinës i ka rënë gjoksi, duke e detyruar atë të kryejë ndërhyrje.

Rudina tha se gjoksi është i saj, dhe se nuk ka abuzuar me ndërhyrje të tjera.

“Unë kam qenë e shëndoshë dhe kur u dobësova, gjoksi u bë për tu futur në xhepa. Është hera e parë që po e them. Kam bërë ndërhyrje estetike, i mora gjokset nga xhepat, i ngrita ku e kanë vendin, por janë të miat. Ato që kisha thjesht i sistemova. Jo, nuk kam hequr dhe as nuk kam shtuar. Nuk është gjoks fallco, është gjoksi im”, u shpreh Rudina.

Facebook Comments

MineralHygienics.com