Bashkëshortja e presidentit amerikan, Melania Trump, nuk do të shkojë këtë javë në samitin e G7-ës në Quebec dhe nuk planifikon të ndjekë takimin e parashikuar për në 12 qershor në Singapor me Korenë e Veriut, njoftoi Shtëpia e Bardhë të dielën.
Melania mori pjesë në takimin e G7 në Itali vitin e kaluar. Zonja e Parë e SHBA, 48 vjeçe, nuk është shfaqur në publik që nga 10 maji, kur ajo dhe presidenti pritën në shtëpi tre amerikanët që ishin mbajtur të burgosur në Korenë e Veriut. Ajoi iu nënshtrua një operacioni në 14 maj për t’u kuruar nga veshkat dhe doli nga spitali në 19 maj.
“Ajo nuk do të marrë pjesë në takimin e G7 dhe nuk ka plan të udhëtojë drejt Singaporit këtë herë,” tha zëdhënësja e saj Stephanie Grisham në një e-mail të dielën, njofton Reuters.
Shtëpia e Bardhë njoftoi të dielën se presidenti dhe Zonja e Parë do të organizonin të hënën një pritje për familjet e anëtarëve në shërbim që u vranë në krye të detyrës. Pritja nuk do të jetë e hapur për mediat, shtoi Shtëpia e Bardhë.