Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i ka mjaftuar më pak se gjysmë ore seancë dëgjimore me gjyqtaren e Gjykatës së Kurbinit, Marçela Shehu, e cila është gjyqtarja e radhës që kalon në sitën e Vettingut.
Seanca dëgjimore e kryesuar Brunilda Bekteshi, me anëtar Lulzim Hamitaj dhe relator Olsi Komicin nisi në orën 10:00. Gjyqtarja nuk preferoi te perfaqesohet nga ndonje avokat.
Fillimisht u bë indentifikimi i gjyqtares permes kartes se identitetit dhe me pas njohja e saj me materialet. Pas orës 10:06, seanca vijoi pa praninë e kamerave.
KPK konstatoi se subjekti ka qene bashkepunues, teksa relatori Komici tha se bazuar në deklarimet e ILKPI gjyqtarja justifikon pasurinë, nuk ka bërë fshehje të pasurisë dhe as deklarim të rremë.
Sa i takon vlerësimit të figurës, Komici tha se DSIK ka kryer vlerësimin dhe ka derguar nje raport ku konstaton përshtatshmërinë e Marçela Shehut.
Vetë gjyqtarja Marçela Shehu tha se është njohur me hetimin dhe verifikimet e KPK-së ndaj saj dhe është dakord me punen e kryer prej Komisionit, duke kërkuar konfirmimin në detyrë.
Gjithçka përfundoi në orën 10:24, teksa seanca për dhënien e vendimit u caktua me 4 qershor 2018 ora 10:00.
Gjyqtarja e Kurbinit, Marçela Shehu, është kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.