November 24, 2024

Nxitja e punësimit dhe formimit profesional, 36 mijë vende të lira pune në ekonomi, 36 mijë sfida

I nderuar Kryeministër!

Të nderuar pjesëmarrës.

Berti, Ilir, Alban, faleminderit dhe ju uroj sukses në punën tuaj të nisur në Shqipëri. Një risi industrie shumë interesante, industrinë e detit. Besoj që në vitet që vijnë deti shqiptar të jetë i mbushtur plot me prodhimet tuaja fantastike.

Ndërkohë, kjo është java Europiane e Aftësive dhe në vazhdën e një sërë aktivitetesh të programuara për këtë javë, ky takim i sotëm është një reflektim, besoj i duhur, për atë përpjekje serioze që është bërë në katër vitet e fundit në drejtim të formimit professional dhe punësimit.

Kjo është një histori suksesi që të fal një emocion të veccantë në të dyja dimensionet. Në dimensionin e punësimit dhe në dimensionin e zhvillimit të industrive të lehta në Shqipëri.

Po unë dua të ndaloj në tre pika kryesore që janë pjesë e programit të qeverisë: (1) Nxitja e punësimit dhe roli e funksionimi i Zyrave të Punës, në një rol jo pasiv, por shumë aktiv dhe në partneritet me punëkërkuesit; (2) Iniciativa e partneritetit me sipërmarrjen, pra jo më të presim sipërmarrjen të vijë në zyrat e punës, por zyrat e punës do të shkojnë tek sipërmarrja dhe sigurisht, (3) përputhja e aftësive me kërkesat e tregut të punës.

Për ta nisur me një ilustrim që flet shumë. Sot në Shqipëri janë 657 mijë vende pune, unë i referohem shpesh, janë pjesë e borderosë së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Njerëz konkretë që shkojnë në punë të përditshme dhe paguhen, pra kanë të ardhura nga puna e tyre. Nëqoftëse do t’i referohesha po një statistike reale, janë mbi 200 mijë vende të reja pune që janë krijuar në katër vitet e fundit dhe nëqoftëse do ta bënim një krahasim, janë 39% e vendeve të punës që janë krijuar në katër vitet e fundit. A janë shumë? Sigurisht që debati mund të vazhdojw pafund. Unë mendoj që, në krahasim me pritshmëritë që kanë qytetarët dhe punëkërkuesit, jemi akoma patjetër larg asaj që do duhet të arrijmë.

Nga ana tjetër, dua që t’i referohem një përpjekje shumë serioze të katër viteve të fundit të qeverisë shqiptare. Në katër vite Zyra e Punës ka punësuar 87 mijë të papunë të regjistruar në zyrat e punës. Nëqoftëse do ta pwrfshijmw në atë statistikë që fola më parë, janë gati 30- 35% e të punësuarve, qw kanë ardhur nga pwrpjekja e zyrave të punës. Pra, nga përpjekja që qeveria shqiptare ka për të ndihmuar punëkërkuesit e regjistruar.

Sërish debate, a është mjaft? Ne kemi diskutuar së bashku, nuk është mjaft. Mënyra se si kemi punuar mund të ketë pasur këto rezultate. Shifrat janë kokëforte, por siç e theksuam dhe në takimin tonë në Vlorë, zyrat e punës do të duhet të kthehen në zyra që japin jetë. Të afrosh një punë, të afrosh një mundësi, afron dritë në një familje, punë në një familje, jetë në një familje. Vetëm ky lloj misioni, ka mundësi ta kthejw zyrën e punës jo në një zyrë të zakonshme të qeverisë, po një zyrë që fal realisht jetë.

Ndërkohë, dua të theksoj gjithashtu që sfida jonë është shumë e madhe. Imagjinoni që papunësia ndërkohë është duke u ulur, po papunësia është aty. Ka shumë të papunë që kërkojë punë dhe ndërkohë sipërmarrja ka deklaruar zyrtarisht që janë 36 mijë vende të lira pune. Këto 36 mijë vende të lira pune janë kërkesa të drejtpërdrejta të sipërmarrjes, ndërkohë që ne kemi të papunë, pra punëkërkues të regjistruar.

Cila është sfida tjetër? Si ka mundësi, ne nuk arrijmë dot që këto 36 mijë vende pune të lira nuk i furnizojmë dot me punëkërkues të regjistruar?! Ka vetëm një arsye dhe kjo është një sfidë e jona që ka të bëjë me sfidën e arsimit profesional në Shqipëri, që megjithëse është rritur me disa herë si numër i nxënëseve dhe studentëve që ndjekin arsimin professional, swrish besoj që jemi larg asaj pritshmërie dhe domosdoshmërie.

Një nga sfidat e Zyrës së Punës, një nga sfidat e infrastrukturës së gjithë arsimit profesional, duke filluar që nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe deri tek Zyrat e Punës, është që të afrojmë kërkesën e sipërmarrjes, me aftësitë. Kjo do të thotë që, në këtë pikëpamje do duhet të ristrukturohemi tërësisht në atë që afrojmë nëpërmjet arsimit profesional dhe trajnimit profesional. Kjo është një sfidë e dytë që ka Zyra e Punës dhe që ka Ministria.

Ndërkohë, dua t’iu rikujtoj gjithë punonjësve të zyrës së punës, por duke filluar nga vetja. Kemi një sfidë shumë tw madhe, sfidën e vlerës së shtuar në ekonominë shqiptare, duke afruar mundësi për kompani të prodhimit të software-ve.

Dua ta ndaj me ju një të re që Lufthansa me kompanitë e veta të zgjidhjeve informatike, ka filluar operacionet në Shqipëri dhe mendon që deri në fund të vitit tjetër do të ketë 300 të punësuar. Ajo do të punojw jo vetëm për nevojat e Lufthansës, por do të punoj dhe për nevoja përtej grupit të Lufthansës. Këto janë statistika, këto janë ngjarje reale, të cilat na bëjnë të mendojmë që patjetër, ne kemi kaluar në një fazë të dytë të zhvillimit ekonomik, pra të tërheqjës së vlerës së shtuar më të madhe në ekonomi.

Po kjo është një sfidë për ne, për të përmbushur ofertat me kërkesën, pra me arsimin profesional për të bërë gati gjenerata të ndryshme të të rinjvë që të mund të furnizojnë vendet e punës.

Do ta mbyll duke thënë që kemi 36 mijë sfida. Janë 36 mijë sfida, janë 36 mijë vende pune që presin qytetarë që kanë nevojë për një punë. Është sfida jonë të bëjmë gjënë e duhur për të afruar atë nevojë të përditshme që ata kanë, me ofertën që ka sjellë sipërmarrja në zyrat tona.

Faleminderit!

Facebook Comments

MineralHygienics.com