November 28, 2024

Bashkëshortja e aktorit të ‘Ertugrul’ ndan mesazhin e dhimbshëm

Aktori i ‘Ertugrul’, Arda Oziri, ndërroi jetë pak ditë më parë në një aksident me motor i cili përfundoi me pasoja fatale për 36-vjeçarin. Lajmi i hidhur ka trishtuar të afërmit dhe miqtë, por ajo e cila e vuan më shumë ikjen e tij është bashkëshortja, Vildan Ornek.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo shpreh dhimbjen që e ka pushtuar prej ditësh. Ajo tregon se Arda u nda nga jeta në ditën kur ata janë njohur.

“Burri, miku, shoku, i besuari im, sa shumë ishe për mua. Hyre në jetën time me 27 Maj 2012, në të njëjtën ditë 6 vite më vonë të humba. Dhimbja ime është e papërshkrueshme. Ti iu bashkove babait, një ditë edhe ne do të të bashkohemi ty. Njeri i bukur, të falënderoj me mijëra herë për çdo gjë që i shtove jetës sime.”- ka shkruar Vildan Ornek.

ImageImage

Facebook Comments

MineralHygienics.com