Zakonisht nëpër videoklipe të reja, vëmendja e publikut është e përqëndruar te këngëtari dhe kënga e tij e më pak tek “aktorët” që ndihmojnë për të pasur një performancë të shkëlqyer e një video për t’u mbajtur mend gjatë…
Pak ditë më parë, Manjola Nallbani publikoi videon e saj më të re “Je fati im” dhe, meqenëse klipi i këngës ka gjithsej dy personazhe, nuk mund të mos binte në sy tjetri veç Manjolës.
Demir Çulli është një profil shumë pak i njohur në publik, por jo në rrethin e artistëve dhe sidomos këngëtareve, të cilat e kanë spikatur 25-vjeçarin nga Saranda për ta pasur aktor të videove të tyre. Manjola, në fakt, nuk ishte e para që ka zgjedhur Demirin si model në videon e saj.
Para saj, edhe Dhurata Dora me “Kesh kesh” e pas saj, Remzie Osmani në këngën “Po martohemi” kanë bërë të njëjtën gjë dhe, nga sa shihet, kanë goditur në shenjë.