November 24, 2024

Riviera shqiptare mrekullon gjermanët

‘Riviera Shqiptare është një nga brigjet e fundit te paprekur ne Mesdheun Europian. Ata që duan të përjetojnë origjinalitetin e tyre duhet të nxitojnë, sepse tashmë ka plane të mëdha për këtë zonë’. Kështu shkruan e përditshmja gjermane Die Welt në një artikull të fundit për vendin tonë, gjatë të cilës përshkruan Rivierën dhe Alpet shqiptare.

“Sapo kalon Vlorën, peizazhi bëhet më tërheqës, ndërsa rruga e bregdetit më e gjarpëruar. Edhe këtë herë, përpara shfaqet pamja e gjireve të vegjël, që të joshin me plazhet me guralecë me ujëra të kaltra dhe të kristalta. Këtu gjendet kufiri mes Adriatikut dhe Jonit. Pas udhëtimit nëpër rrugën e ngushtë gjarpëruese mbërrin në Qafën e Llogarasë. Pamja nga kjo lartësi mbi 1,000 metra mbi nivelin e detit është mahnitëse. Përgjatë gjithë gjatësisë së rivierës shqiptare shtrihen ullishte dhe plantacione agrumesh, që formojnë një peizazh mbresëlënës mbi plazhet e mrekullueshëm me zall.”- shkruajnë gjermanët.

Gazetarit të “Die Welt” i ka bërë përshtypje edhe shtimi i ndërtimeve, sidomos ato jo legale, ku sa më të reja janë ndërtimet, aq më të gjata janë ato. Por kur jemi te riviera shqiptare, ka fshatra që thuajse janë të paeksploruara si fshati i vjetër Lukova me një kishë të vogël dhe mezi gjen barkë lundrimi dhe ku jo pak familje flasin greqisht. Më tej ndodhet Dhërmiu, një fshat piktoresk ku ndodhen edhe shumë hotele me pamje direkt nga deti. Krahas këtyre fshatrave përmendet edhe Vunoja, plazhi i Gjipes, Himara si vendbanimi më i madh i këtij rajoni, etj.

Rajoni do jetë më atraktiv për turistët kur do hapet edhe aeroporti që pritet të ndërtohet në gjirin e Vlorës, thuhet në artikull.

Përveç pjesës jugore me det, pjesë e pazbuluar e Shqipërisë përmendet edhe veriu i Shqipërisë, që të ofron ngjitje nëpër alpet e egra shqiptare. Kjo e mundësuar përmes projekte të GIZ, megjithatë në artikull përmendet edhe “toka thuajse tërësisht e betonizuar mes Tiranës dhe Durrësit”.

Megjithatë deri tani është qetë në rivierën shqiptare. Përveç sezonit të verës nga korrikut në gusht, në pjesën turistike shqiptare të Llogarasë – akoma të ofron autenticitetin dhe egërsinë.

Sipas statistikave të INSTAT, në tre muajt e parë të vitit kanë hyrë 677 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej 12.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjermanët kanë shënuar dhe rritjen më të madhe në përqindje, me rreth 19%, por në numër mbeten të pakët (rreth 9,500)./Monitor/ma.me

Facebook Comments

MineralHygienics.com