PAMJE TË RËNDA/ Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Tajvan, ku një “luftëtar” amator i mori jetën të dashurës, pasi kjo e fundit e gënjeu se ishte e virgjër.
Gary Chu, ‘luftëtar’ amator i MMA, ishte njohur me vajzën në internet. Kur zbuloi gënjeshtrat e saj, ai e vrau dhe copëtoi trupin e 27-vjecares.
Incidenti u filmua nga kamerat e sigurisë të apartamentit, kur Yee-min u pa për herë të fundit. Më pas ishte Gary Chu, i cili u pa në kamera teksa mbante qeska të mëdha.
Më 27 maj autoritetet njoftuan se gjetën mbetje të vajzës, teksa Chu u gjet i varur në pemë.
Ai shkroi një postim në Facebook, ku shpjegonte se: Pasi u njohëm në Tinder, ajo më gënjeu duke thënë se ishte e virgjër. Unë u ndjeva i mashtruar dhe i tradhtuar kur kuptova se më kishte gënjyer dhe më mashtronte me meshkuj të tjerë.
Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik.