Pas protestës së opozitës ku u kembëngul në dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatirm Xhafaj ka folur per mbledhjen e fundit te grupit parlamentar te PD, deputetei Klevis Balliu
I ftuar në emisionin “mirëmëngjes nga Xhaxhiu” në Fax Neës ai ka folur rreth protestës së opozitës por edhe mënyrën se si PD do të vazhdojë qëndresën e saj ndaj qeverisë.
Në lidhje me diskutimet për djegien e mandateve, ai deklaroi se e kishte propozuar diçka të tillë për shkak se është një kërkesë që vjen nga poshtë, baza kërkon diçka të tillë.
Referuar protestës të ditës së shtunë, deputeti demokrat deklaroi se qytetarët protestues edhe mund të kishin hyrë brenda institucioneve por nuk e bënë pasi PD është një parti europiane. Por situatën e krijuar ai e përshkroi të zymtë për sa i përket mundësisë për të gjetur një zgjidhje. Sipas tij e vetmja rrugë për opozitën ka mbetur revolta, duke paralajmëruar qeverinë se po u vazhdua në këtë mënyrë qytetarët do të revoltohen aq shumë sa vrullin e tyre nuk do të mund ta ndalë as opozita vetë, siç bëri në protestën e fundit, ku u tërhoqën pas ndërhyrjes së kryetarit Basha.
“Zgjidhje brenda sistemit politik nuk mund të ketë, sistemi ka rënë. Në momentin që qytetarët të vendosin se kështu nuk vazhdohet më, edhe opoziota nuk mund ti përmbajë”, tha Balliu.
I pyetur nga një qytetar nëse PD ishte e gatshme për të shkauarnë zgjedhje, pasi Rama sipas tij po bën fushatë.
Klevis Balliu deklaroi se qëllimi nuk është që nesër të vijë në pushtet Basha, por si fillim të arrihet deri aty sat ë ketë garë.
“PD nuk po e bën luftën që nesër të vijë në pushtet Lulzim Basha, ne po e bëjmë për garën, që të arrihet deri aty duhet të shembet sistemi kriminal i Edi Ramës, dhe kështu zgjidhja është revolta, duhet tja nxijmë jetën Edi Ramës siç ai ua nxin ai jetën shqiptarëve”, u shpreh ai.
Sa i përket ndërkombëtarëve, se PD kishte kompleks ndaj tyre dhe çdo moment tentonte të tregonte se ishte një parti paqësore, deputeti demokrat deklaroi se PD është vërtetë një parti kundër dhunës dhe këtë e ka në natyrën e saj por që nuk lidhet me ndonjë kompleks ndaj ndërkombëtarëve.