Një grevë e përgjithshme 24-orëshe e thirrur nga sindikatat e punonjësve në Greqi që protestojnë kundër masave shtrënguese të vazhdueshme të qeverisë, ka ndërprerë transportin dhe shërbimet publike. Spitalet do të vazhdojë të punojnë me personel të reduktuar dhe zyrat shtetërore do të mbyllen., njofton Ekathimerini. Ndërkohë, qytetarët do të përjetojnë një dhimbje koke në Athinë ku autobuzët do të shërbejnë në orare të kufizuara, nga ora 9 e mëngjesit deri në 9 të darkës ashtu si dhe tramvaji i Athinës.
Nuk do të ketë trena ose shërbime të tjera hekurudhore dhe asnjë linjë ndërmjet Athinës dhe Aeroportit Ndërkombëtar.
Tragetet do të ankorohen dhe fluturimet do të ndërpriten në orët ndërmjet 10 të paradites dhe 1 të mesditës.
Të enjten nuk do të ketë autobusë apo trolejbuzë dhe hekurudha elektrike ISAP si dhe metroja e Athinës do të punojnë vetëm nga ora 9 deri në 9 të mbrëmjes.