Dasma e Meghan Markle dhe Princ Harry-t ishte eventi i vitit dhe tërhoqi vëmendjen e gjithë botës. Mirëpo menjëherë pas dasmës kanë nisur thashethemet se Dukesha e Sussex-it është shtatzënë.
Sipas “Closer”, fansat e familjes mbretërore mendojnë se Meghan është shtatzënë, madje sipas tyre ka qenë para se të organizohej dasma. Por cilat janë disa nga arsyet që i bënë fansat e familjes mbretërore që të mendojnë se Meghan është shtatzënë?
Sipas tyre, së pari Meghan në ceremoninë e kurorëzimit dhe në festën e organizuar zgjodhi të vishte dy fustane të cilët nuk i puthiteshin pas trupit.
Së dyti fansat thanë se Meghan dhe Princ Harry u dukën shumë të qeshur në ceremoninë e kurorëzimit, dhe në një moment sipas tyre, ata i kanë pëshpëritur njëri-tjetrit fjalën “fëmijë” në altar.
Së treti u shty muaji i mjaltit që çifti kishte menduar ta fillonte menjëherë pas ditës së dasmës. Ata thanë se largimi i tyre u shty për shkak të ditëlindjes së Princit Charles.