Ndodh shpesh që gazetarët ta teprojnë me komentet e tyre në intervistat live dhe e njëjta gjë i ka ndodhur edhe këngëtares me famë botërore Taylor Swift.
Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të një koncerti, ku këngëtarja është ndaluar prapa skenës nga një gazetarë i BBC, Greg James për ta intervistuar. Taylor me mirësjellje ka ndaluar për t’ju përgjigjur pyetjeve të gazetarit, por është përballur me një koment të pakëndshëm.
Pas performancës në skenë Taylor ishte mbuluar në djersë, një situatë më se normale pas kërcimit, por gazetari e ka harruar këtë fakt dhe i ka thënë këngëtares që të shkoj të lahet. Ky koment sigurisht që e sikletosi artisten, por ajo u përpoq ta kaloj me sportivitet situatën, duke i thënë James-it se: Kështu mendoj edhe unë, nuk ofendohem aspak nga komenti juaj.
Ndërkohë që Taylor është përpjekur ta kaloj me shaka situatën në të cilën u vendos nga gazetari, fansat e saj nuk e kanë përtypur këtë batutë të tijën duke e “sulmuar” atë me komente negative në rrjetet sociale.