Për 24 orë do të bllokohet puna në pikët kufitare të Kakavijës Gjirokastër si dhe në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet për shkak të grevës që do të mbahet nesër në Greqi.
Në njoftimin e policisë së Gjirokastrës thuhet se ” Në bazë të njoftimit të bërë nga homologët Grek ku thuhet se në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije Gjirokastër si dhe në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet do të zhvillohet grevë nga pala Greke, duke filluar nga ora 07:00 ditë e mërkurë, datë 30.05.2018, deri në orën 07:00 të ditës së nesërme, datë 31.05.2018.”
Pikat e Kalimit Kufitar do të jenë të hapura vetëm për këmbësorët, ndërsa kalimi i të gjitha mjeteve motorike do të jetë i bllokuar.